ECD trajnim me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
02 dhjetor 2017
Në trajnimin mbi Zhvillimin e Karrierës të mbajtur sot me pjesëmarrës nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, u diskutua për përpilim të CV-së, procesim të letrës motivuese dhe sjelljen që duhet pasur në një intervistë pune. Interaktiviteti dhe ndarja e përvojave paraprake gjatë trajnimit kontribuoi në shkëmbim të informatave ndërmjet pjesëmarrësve të cilat do të ndihmojnë në parapërgatitje për vazhdim të edukimit dhe treg të punës.
“Unë quhem Shahin Hafizallari. Para se të përfundoja shkollën fillore, unë me familjen kemi migruar për në Gjermani. Ne kemi jetuar në qytetin Bluabeuren, afër qytetit të Ulm-it. Atje kam ndjekur mësimet, ku edhe e kam mësuar mirë gjuhën gjermane. Gjithashtu isha në një ekip të futbollit.Shtatorin e vitit të kaluar jemi kthyer në Kosovë. Tani jam nxënës në gjimnazin “Gjon Buzuku” - Prizren. Sot isha pjesëmarrës në trajnimin zhvillimi i karrierës, ku edhe mora mjaft informacione të nevojshme për ndërtimin e së ardhmës time. Mësova si të bëj aplikime të suksesshme për punë, përpilimin e drejtë të CV-së si dhe përforcimin e aftësive prezantuse në një intervistë pune”.
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...