Gjimnazistët e “Gjon Buzukut” përfitojnë nga trajnimi i ECD-së
18 tetor 2017
Me nxënës nga Gjimnazi ''Gjon Buzuku'' Prizren, u organizua trajnimi mbi zhvillimin e karrierës në restaurant “Marashi”. Pjesëmarrësit në trajnim theksuan që informatat e marra gjatë trajnimit e pasuruan bagazhin e tyre të njohurive, veçanërisht në aspektin e parapërgatitjes për tregun e punës dhe drejt ndërtimit të karrierës.
Getoar Elshani: “Në trajnimin për zhvillim të karrierës nga ECD në Prizren, fitova mjaft njohuri të rëndësishme që nuk i dija më parë. Trajnimi në fjalë më dha pështypje të mira pasi që vërtetë u shqyrtuan dhe u spjeguan tema që na hynë mjaft në punë neve si të rinjë me ide punësimi në të ardhmen. Ligjeratat në lidhje me krijimin e një CV-je dhe letre motivuese, ishin mjaft të qarta dhe praktike. Poashtu këto njohuri do të mundohem t’i ndaj edhe me të tjerët pasi që vërtet ishin tema të qëlluara dhe të vlefshme”
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...