TRAJNIMET VIJOJNË EDHE MË TEJ NË UNIVERSITETIN E PRIZRENIT “UKSHIN HOTI”
03 tetor 2017
Duke marrë parasysh kërkesën e studentëve, sot ECD vazhdoi me trajnimin mbi zhvillimin e karrierës në University of Prizren.
Pjesëmarrësit përpos që shkëmbyen përvojat e së kaluarës rreth mundësive për punësim në tregun e Kosovës, njëherit përmes këtij trajnimi plotësuan njohuritë e tyre lidhur me paraqitjen e duhur profesionale për punësim. Disa disa nga pjesëmarrësit e ri-atdhesuar nga Gjermania shfaqën interesimin ne ri-integrim në të gjitha fushat e jetës e sidomos qasjen më të lehtë në tregun e punës.
Erblinda Latifi
Në vitin 1999 kemi migruar në Gjermani, saktësisht në qytetin e Heldensleben. Për kohën të cilën kam jetuar në Gjermani dhe kam ndjekur shkollën kam pasur mundësinë që të mësoj gjuhën gjermane, fakt i cili më ka ndihmuar dhe hapur shumë dyer në drejtimin professional në Kosovë. Tani, unë jam studente e fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prizrenit dhe fatmirësisht pata mundësinë që të marrë pjesë në trajnimin mbi zhvillimin e karrierës, për të cilin u njoftova përmes mediave sociale. Trajnimi mendoj që ka qenë shumë efektiv, sidomos praktikimi i intervistës së punës, akt i cili na liroj nga konfuzioni dhe na çartësoi informatat për një kërkim të duhur të punës, përpilim të rregullt të CV-së dhe letrës motivuese si dhe sjelljen e duhur që duhet pasur në intervistë të punës.
Mevlan Batusha
Unë jam Mevlan Batusha, i lindur në Krushë të Vogël. Jam student i shkencave kompjuterike ,dizajn softverik si dhe programim. Ne shtetin e Gjermanisë kam qenë dy herë me vizë studentore. Gjatë qëndrimit atje kam mësuar gjuhën gjermane, dhe tani më ndihmon në jetën profesionale. Jam kthyer në Kosovë për shkak të vazhdimit të studimeve ku i kam lënë përgjysmë. Personalisht isha pjesë e trajnimit mbi Zhvillimin e karrierës , të organizuar nga ECD. Isha i përfshirë në bashkëbisedime ekipore, ku së bashku morëm dhe ndamë njohuritë profesionale për një CV të suksesshme dhe letrën motivuese më të mire të mundshme. Të gjithë që ishim pjesëmarrës morëm një mbështetje për përmisimin dhe realizimin e ideve tona. Me një fjalë mund t'a përmbyll që ky trajnim është shumë i nevojshëm në shoqërinë tonë.
Fitore Gashi
Unë, Fitore Gashi e lindur në Prizren. Kam qëndruar në Gjermani 4 vite, që nga viti 1998 dhe atje kemi pasur mundësinë që të vazhdojmë jetën në qytetin Bremen. Ne jemi kthyer nga Gjermania për arsye personale. Tanimë e rikthyer vullnetarisht ,kam filluar studimet në fakultetin e edukimit në Universitetin e Prizrenit, dhe sot pata rastin të jem pjesë e trajnimit mbi Zhvillimin e Karrierës. Ky trajnim është shumë i duhur marrë parasysh vështirësitë dhe mundësitë e vogla për punësim. Sot u motivova edhe më shumë për të vazhduar tutje me realizimin e ëndrrave dhe qëllimeve për karrierë.
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...