Tryeza e rrumbullakët për projektin “Zhvillimi i Karrierës”

16 shtator 2017

Tryeza e rrumbullakët për projektin “Zhvillimi i Karrierës”

Sot, para zyrtarëve të institucioneve relevante për rajonin e Prizrenit, u prezantua projeki i OJQ Environment & Community Development.

Ky projekt implementohet në rajonin e Prizrenit dhe ka për qëllim aftësimin e të rinjve, personave të ri-atdhesuar dhe të gjitha komuniteteve në tregun e punës.

Në takim morën pjesë prorektorët e Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, Inspektorati i Arsimit, Qendra e Kompetencës - Prizren dhe Qendra e Aftësimit Profesional.

 

Të pranishmit shprehën përkrahjen e tyre për implementim të suksesshëm të objektivave të këtij trajnimi.  "Shpresoj që do të realizoni këtë projekt në dinamikën që e keni planifikuar dhe që na u prezantua sot këtu. Prej nesh do ta keni përkrahjen e vazhdueshme në përfshirjen e të gjitha komuniteteve që studiojnë në UPZ". Sadik Idrizi Prorektor, Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren

"Ti vetëdijësojmë të rinjtë se si ti qasen një aplikimi për punë - kjo është ajo që ju duhet të rinjëve tanë. Pra, përveç njohurive që kandidatët i kanë, duhet që të kenë guximin që ti shprehin ato në intervista për punë. Aliismet Çoçaj, Drejtor, Qendra e Kompetencës - Prizren

Environment & Community Development falënderon zyrtarët për përkrahjen e deritashme si dhe inkurajon të rinjtë e rajonit të Prizrenit të përfitojnë nga ky trajnim.

Projekti do të zgjatë vetëm 3 muaj.

Shfrytëzojeni këtë mundësi. Regjistrohu edhe ti: http://ecd-group.eu/Sq/Regjistrohu

 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj