Ne i dhuruam, ato do të rriten
19 qershor 2019
Gjatë ditës së djeshme, u realizua aktiviteti "Dhuroji, ato rriten", aktivitet human me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për përkrahje të pakushtëzuar për të prekurit nga kanceri.
Blerimi njëri nga vullnetarët e ECD-së, u bë i pari që dhuroi flokët e tij për këtë kategori të qytetarëve. Ai si një i ri, tregoi që këtë gjë po e bën pasi e ndjeu të nevojshëm dhe obligim moral për përkrahje.
Gjatë aktivitetit, foli edhe nënkryetarja e Komunës së Prizrenit, z. Memnuna Ajdini . Poashtu, për sfidat e përpunimit të flokëve, mbajti fjalim z. Violeta Pirana, nga organizata Renesanca, e cila tregoi vështirësitë dhe nevojat për përpunimin e flokëve.
Për t'i dhënë ngjyrim këtij aktiviteti të mirëfilltë performuan balerinët: Rina Baxhaku & Andi Hoxha, me keorografi të Luljeta Braha-s.
Gjesti human i Blerimit, i shtyri edhe disa të tjerë të veprojnë kështu, flokët e tyre përgjatë aktivitetit i dhuruan edhe: Hanë Hoxha, Sinera Tyfekçi, Flora Krasniqi, Vlera Dani dhe Hera Luma
Mbesim me shpresën që ky aktivitet sado pak ka thirrur ndërgjegjet e qytetarëve për mbështetje të parezervë për pacientët e prekur me kancer!
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...