Dita 2

15 korrik 2019

Foto 2

Sot vazhduan aktivitetet në kuadër të kolonisë artistike në Parkun e Qytetit të Prizrenit, ku artistët filluan të bëjnë atë që dinë më së miri, pikturimin.

Në kuadër të aktivitetit, sot në mesditë është organizuar një vizitë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ku artistët nga të gjitha viset patën rastin të vizitojnë muzeun dhe të njoftohen për së afërmi me artifaktet të cilat gjenden aty. Vullnetarët e ECD-së i njoftuan ata me historinë e Lidhjes Shqiptare dhe me një prezentim të veshjeve kombëtare që ata kishin veshur gjatë këtij aktiviteti.

Vizita e radhës ishte në Kino Lumbardhi, për tu informuar në lidhje me këtë objekt i cili ka një rëndësi të veçantë për qytetit dhe rininë e Prizrenit dhe cilësohet si objekt i rëndësisë së veçantë.

Artistët u impresionuan me ato që panë gjatë aktivitetit dhe pas kësaj vazhduan punën e tyre në kolonin artistike.

Ky Projekt mundësohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit!
 

Prapa

×

??? Formati në Europass;
??? Qasje të përhershme;
??? Të gjitha dokumentet në një vend;
??? Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj