Krijimi i një rrjeti ndërkufitar për qëndrueshmërinë socio-ekonomike dhe mbrojtjen e natyrës
06 dhjetor 2022
Ky projekt u financua nga Western Balkans Fund (WBF) në kuadër të Thirrjes së 4-të për Propozime, i pari që u bashkëfinancua nga Bashkimi Evropian (BE) përmes Instrumentit të tij për Asistencën e Para-Aderimit (IPA).
Projekti ka adresuar zhvillimin e qëndrueshëm i cili përfshin veprime të rëndësishme që kufizojnë ndryshimet klimatike.
Autoritetet lokale në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi kanë shumë për të ofruar duke pasur parasysh përvojën e tyre në fushën e mbrojtjes së pyjeve dhe menaxhimit të mbeturinave. Duke marrë pjesë së bashku në punëtoritë e mbajtura si pjesë e projektit, u zhvillua mirëkuptimi dhe besimi i përbashkët jo vetëm ndërmjet OJQ-ve dhe autoriteteve lokale, por edhe ndërmjet tre vendeve për bashkëpunime të mëtejshme të mbështetura edhe nga agjencitë kombëtare.
Nëpërmjet kësaj përpjekjeje ne shpresojmë të promovojmë vullnetarizmin dhe të përmirësojmë lidhjet më të ngushta me komunitetet lokale për të ndihmuar në rastet emergjente, të përmirësojmë kapacitetet e OJQ-ve për të bashkëpunuar së bashku dhe me autoritetet lokale në fushat me shqetësim të përbashkët.
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...