Shkollat përfituese në projekt

28 shkurt 2020

OJQ ??????Environment & Community Development?????? është në zhvillim e sipër të projektit ??? ???Mjedisi i pastër ??? përgjegjësi e të gjithëve??????.

Shkollat pjesëmarrëse në këtë projekt janë tre nga zonat rurale dhe nje në zonën urbane; ??????Ekrem Rexha?????? ??? Lubizhdë, ??????Dëshmorët e Kabashit?????? ??? Korishë, ??????Dy dëshmorët?????? ??? Piranë dhe ??????Ibrahim Fehmiu??????-Arbanë, ndërsa, grupi I synuar janë nxënësit e klasave; tre, katër dhe pesë.

Tema e aktiviteteve janë mbeturinat e çastit të cilat janë një problem mjaft serioz në shoqërinë tonë edhe pse secili qytetarë pranon shërbimin e grumbullimit. Pjesëmarrësit u njohën me procesin e grumbullimit të mbeturinave dhe trajtimin e tyre si dhe u informuan se menaxhimi i mbeturinave është edhe përgjegjësi e tyre si gjeneratë e re e cila duhet të promovojë ruajtjen e mjedisit ku ata jetojnë dhe veprojnë.

Aktiviteti i parë ka të bëjë me njohjen e pjesëmarrsëve me përgjegjësitë e tyre ndaj mjedisit dhe qasja e tyre në trajtimin e mbeturinave të çastit të cilat i gjenerojnë ata në baza ditore.

Tani edhe moshat e reja siç janë pjesëmarrësit e këtyre aktiviteteve kanë kuptuar përgjegjësit e tyre në ruajtjen e mjedisit dhe promovimin e menaxhimit të duhur të mbeturinave dhe rregullave të shkarkimit.

Pjesëmarrësit vizatuan me imagjinatën e tyre mjedisin se si ata e shohin dhe poashtu edhe si do donin ta shihnin në të vërtet. Këto vizatime do të komentohen dhe debatohen në aktivitetin e radhës ku edhe do të nxirren konkluzione konkrete për veprimet që duhet të ndërmarrim si shoqëri.

Aktiviteti i dytë dhe tretë vazhdon ditëve në vijim ku pjesëmarrësit do të mësojnë për tërë procesin e trajtimit të mbeturinave duke filluar nga burimi gjenerues deri te shkarkimi final.

Ky projekt mbështetet nga Agjensioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) JICA Balkan Office.

 

Prapa

×

??? Formati në Europass;
??? Qasje të përhershme;
??? Të gjitha dokumentet në një vend;
??? Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj