Aktiviteti i parë në Mushnikovë

15 tetor 2019

Nxënësit e shkollës fillore “Mushnikova” në Mushnikovë, sot përmes ligjëratës së mbajtur në kuadër të projektit “Komuna jonë – Shtëpia jonë”, mësuan rreth mbeturinave të çastit, trajtimit të tyre, dhe përmes shembujve përkatës ata reflektuan se çfarë mund të bëjnë për ambientin. 

Gjatë ligjeratës nxënësit patën mundësin të shprehin mendimet e tyre dhe njohuritë që ata kanë rreth dëmeve që sjellin mbeturinat, apo gjegjësisht ndotjës së ambientit. Ata nuk nguruan të shprehin mendimet e tyre rreth mënyrave se si munden mbrenda kushteve që kanë të shmangin ndotjen e mjedisit ku jetojnë. 

"Ne do të mbrojmë ambientin duke filluar zbatimin e ndryshimit pozitiv prej vetës tonë.’’ – u shprehën nxënësit e kësaj shkolle.

Gjithashtu, pjesë shumë e rëndësishme e aktivitetit të sotëm, ishte edhe loja “Bingo”. Përmes lojës në fjalë, nxënësit identifikuan mbeturinat më të pranishme në ambientin që na rrethon, duke u vetëdijësuar më shumë rreth dëmeve që i shkaktojnë natyrës dhe shëndetit publik. 

Ky projekt është i financuar nga European Union Kosovo, përmes Balkan Green Foundation dhe Institute for Development Policy (INDEP).

 

Prapa

×

✔ Formati në Europass;
✔ Qasje të përhershme;
✔ Të gjitha dokumentet në një vend;
✔ Këshilla të perhershme nga stafi i ECD-s.

Ketu duhet te vendoset diçka me tutje...

Email-i juaj
Fjalëkalimi juaj