ECD trajnime me studentë të Universitetit të Prizrenit dhe me pjesëmarrës nga komuniteti boshnjak
25 nëntor 2017
ECD organizoi dy trajnime mbi Zhvillimin e Karrierës, pjesëmarrës ishin studentë të Universitetit të Prizrenit dhe studentë nga komuniteti boshnjak.
Në Universitetin e Prizrenit sot u mbajt trajnimi i radhës “zhvillimi i karrierës” me studentë nga fushat e ndryshme të edukimit. Gjatë shkëmbimit të eksperiencave ata siguruan informacione të përditësuar mbi tregun e punës. Diskutimet pozitive për zhvillimin e karrierës promovojnë mënyren efektive për fitimin e njohurive profesionale. Pasi që aplikimi për një pozitë pune kërkon planifikim dhe eksperiencë, në këtë drejtim studentët u parapërgatitën duke i përmisuar njohurit e tyre, rreth CV-së dhe letrës motivuese, si dhe praktikimit të intervistës.
Në trajnimin mbi Zhvillimin e Karrierës të mbajtur sot në restaurant “Marashi” pjesëmarrës ishin studentë të komunitetit boshnjak, të cilët kryesisht ishin në fund të studimeve dhe në kërkim të punës. Pjesëmarrja aktive në diskutim dhe ndarja e përvojave paraprake nga të pranishmit kontriboi në një interaksion të vazhdueshëm gjatë gjithë trajnimit.
Ky projekt mbështetet nga GIZ/ DIMAK Kosovo dhe implementohet në regjionin e Prizrenit.
Unë jam Eldin Saiti, student në Universitetin e Prishtinës, UBT - Institucioni i Arsimit të Lartë, ShkencatKompjuterike dhe Inxhinieri. Ideja e këtij seminari është e dobishme sepse u jep pjesëmarrësve mundësi
të reja në aplikimin për punësim, duke u trajnuar dhe duke e ditur saktësisht se çfarë duhet të bëni në
intervistë, CV-të dhe letrat e motivimit. Do të doja shumë që ky lloj i seminareve të vazhdonte në fusha
të tjera.
Të fundit
ProfilPASS - Deutschland
ProfilPASS - Kosovë
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida janë certifikuar në ProfilPASS
Mirjana, Merdina, Nelina, Jelena dhe Raida kanë përfunduar me sukses seancat e këshillimit...