ProfilPASS në Kosovë
EYCD synon të përmirësojë zhvillimin e aftësive dhe të eliminojë boshllëkun ekzistues përmes instrumentit gjerman ProfilPASS në Kosovë. Në përpjekje për të adresuar sfidën e vazhdueshme për identifikimin dhe zhvillimin e punëtorëve të kualifikuar, po zbatojmë një strategji të re. Është arritur një marrëveshje për licencim me Institutin Gjerman për Arsimimin e të Rriturve për të përdorur ProfilPASS, një instrument profesional këshillimi.
Krijimi i rrjetit ndërkufitar
për qëndrueshmërinë socio-ekonomike
përmes mbrojtjes së natyrës
Vazhdës së projekteve të suksesshme nga OJQ "EYCD" në promovim të zhvillimit të një mjedisi të qëndrueshëm iu shtua edhe projekti “Krijimi i rrjetit ndërkufitar për qëndrueshmërinë socio-ekonomike përmes mbrojtjes së natyrës’’. Ky projekt u implementua në partneritet me organizatën FLAG në Shqipëri dhe Agjencionin e Zonave të Mbrojtura në Podgoricë dhe u financua nga Western Balkans Fund Rezultat i këtij projekti ndërthurin në vete identifikimin e problematikave, shkaqeve dhe zgjidhjeve të përbashkëta ndërkufitare që dërgojnë në menaxhim të qëndrueshëm të burimeve natyrore, mbrojtjen e biodiversitetit dhe arritjen e një simbioze ndërmjet shërbimeve ndaj ekosistemit. Pa dyshim suksesi i atribohet gjithë pjesëmarrësve nga të tre vendet: Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi si dhe bashkëpunimit ndërmjet implementuesve të projektit. Një falenderim i veçantë shkon për OJQ-ve direkt-kontribuese në Rajon të Prizrenit dhe Pejës, përfaqësuesve të Parkut Nacional "Sharri" si dhe ekspertëve mjedisor pjesëmarrës. #WBF #albania #podgorica #flag Linku per Cross-Border Network Database  
Libraria mobile
Projekti “Take my book to know me” është projekt rajonal i cili është mbështetur nga READ-Regional Network for Cultural Diversity dhe Qendra Multimedia. Ky projekt i veçantë në llojin e tij është financuar nga Bashkimi Evropian dhe implementuar nga  “Environment Youth Capacity Development-EYCD” Projekti i till solli 2 librari të hapura në qytetet multikulturore të Kosovës. Librat e ekspozuar në këto librari janë të qasshëm për të gjithë pa shpenzime si dhe ofrojnë tematika të ndryshme nga shkrimtarë vendas dhe të huaj. Partneriteti në projekt ka ardh me synim të: Uljes së paragjykimeve të njohjes ndëretnike dhe barrierave te cilat janë krijuar nga e kaluara. Kjo përmes respektimit të dinjitetit dhe të drejtave e lirive njerzore.
Komuna e Prizrenit
JICA Japan
Regional Network for Cultural Diversity
Instituti DIE
Bashkimi Evropian
Western Balkans Fund
giz
Komuna e Prizrenit
JICA Japan
Regional Network for Cultural Diversity
Instituti DIE
Bashkimi Evropian
Western Balkans Fund
giz